Gjoni: Tërbuni është gati për surprizën e radhës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 30, 2016 | 11:34

Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajme Flash Terbuni

Gjoni: Tërbuni është gati për surprizën e radhës

Tërbuni ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Partizanin, por trajneri Viktor Goni nuk e ka të plotë grupin për këtë sfidë, pasi mungojnë Karakaçi i pezulluar dhe Danaj i dëmtuar. gjoniStafi teknik e ka përgatitur me kujdes ekipin për transfertën e kryeqytetit dhe trajneri Gjoni ka pohuar për “Panorama Sport” se Tërbuni do të luajë si i barabartë me Partizanin.

“Edhe pse nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion, jemi munduar që ta përgatisim sa më mirë sfidën me të kuqtë e kryeqytetit. Ne e respektojmë Partizanin, por ju premtoj se do të luajmë si të barabartë për 90 minuta. Pozitiv është fakti se na kthehen disa lojtarë, si qendërmbrojtësi Borshi, një pikë e fortë për ekipin. I kam porositur të gjithë lojtarët që të rrinë në gatishmëri, sepse Partizani do të luftojë për vendin e parë. Unë kam besim te skuadra që do luajë fort ashtu si në fazën e tretë, pasi luftojmë për mbijetesë dhe jam optimist që do të marrim një rezultat pozitiv.

Takimi i sotëm do të jetë i një rëndësie të veçantë për ne, pasi është përcaktues për të ardhmen e Tërbunit. Ndaj Partizanit do t’u japë hapësirë edhe lojtarëve që kanë luajtur pak, por që janë paraqitur mirë gjatë seancave stërvitore. Mendoj se ata do japin maksimumin dhe nuk është çudi që të dhurojmë një tjetër surprizë në kampionat. Çdo gjë do ia lë lojës dhe besoj se lojtarët e mi do japin maksimumin. Gjithashtu shpresoj që të ketë edhe një gjykim të drejtë dhe një lojë të pastër.

Në stadiumin ‘Qemal Stafa’ do të vijnë edhe tifozë pukjanë për ta ndjekur takimin, ndonëse ata u zhgënjyen në ndeshjen e kaluar me Teutën. Unë u bëj thirrje të gjithëve dashamirësve të Tërbunit që të vijnë dhe të na mbështesin, sepse ekipi ka nevojë për ata. Pavarësisht se skuadra ndodhet në fund të tabelës, tifozët do të jenë mbështetja më e madhe për ne. Sa i përket formacionit, do të mundohemi të jemi të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe me anë të kundërsulmit do të mundohemi që të zëmë në befasi mbrojtjen e Partizanit”, u shpreh trajneri Gjoni.

Përgatiti: Ditmir Pema




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com