Gjoni pranon rënien nga Superliga: Ikim me kokën lart!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2016 | 19:24

Gjoni pranon rënien nga Superliga: Ikim me kokën lart!

Viktor Gjoni e ka pranuar humbjen dhe rënien e Tërbunit nga Kategoria Superiore. viktor gjoniTrajneri i pukjanëve në një prononcim për Super Sport tha se ekipi tashmë është i rënë nga kategoria, mirëpo nga ana tjetër shpreson që të zgjidhen problemet financiare në mënyrë që të rikthehen sa më shpejt.

” Ishte një ndeshje e vështirë. Dëshironim ta fitonim, pasi deri tani kemi bërë disa ndeshje të mira. Goli erdhi nga një gabim ndërsa më pas nuk ja dolëm të shënonim. Pas pësimit të golit skuadra pati dhe tension dhe nuk mundëm të shpreheshin siç duheshi. Kjo është padyshim një humbje që na i pret shpresat për mbijetesë. Gjithsesi kemi realizuar ndeshje të mira dhe kemi bërë sa kemi mundur, kështu largohemi me kokën lart nga Superiorja”.

Për pagat

“Tani na kanë likujduar vetëm një rrogë, më shumë nuk dimë pasi ka shumë probleme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"