Gjoni ndryshon skemën, me dy sulmues ndaj ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2016 | 14:07

Gjoni ndryshon skemën, me dy sulmues ndaj ballshiotëve

Tërbuni e ka lënë pas humbjen e fundit me Tiranën dhe tani gjithçka është fokusuar te sfida e nesërme, ku në stadiumin “Ismail Xhemali” presin Bylisin. viktor gjoniTrajneri Viktor Gjoni është i shqetësuar për mungesat e ekipit për duelin me Bylisin, siç është portieri Haxho dhe qendërmbrojtë- si Tasiç. Gjithsesi, për këtë takim rikthehet Sadush Danaj. Përpos mungesave, trajneri ka besim te skuadra, si dhe pritet të aktivizojë edhe disa lojtarë që kanë pasur më pak hapësira, si Rudoviç dhe sulmuesi Taulant Marku.

“Unë ju kam kërkuar lojtarëve që të harrohet humbja me Tiranën dhe të rikthehemi në fushën tonë me fitore. Përveç ndryshimeve që do të bëj në skuadër, gjithashtu do të ndërroj edhe skemën e lojës duke aktivizuar dy sulmues. E respektoj ekipin kundërshtar, por Tërbuni është i vendosur që të marrë pikët e plota. Për 90 minuta do të luajmë në sulm dhe do mundohemi që të shënojmë që në pjesën e parë dhe në fund të shpërblehemi me tri pikë.

Ekipi më ka premtuar që do të bëjë një lojë të bukur dhe do ta respektojnë kampionatin deri në fund. Sot ne do të bëjmë një takim me drejtuesit e bashkisë dhe unë do të kërkoj që lojtarëve t’u japin një rrogë”, u shpreh trajneri Viktor Gjoni.

Përgatiti: Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"