Gjoni: Karakaçi gënjen, Xhevahir Sukaj i premtoi premio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2016 | 11:08

Gjoni: Karakaçi gënjen, Xhevahir Sukaj i premtoi premio

Viktor Gjoni është i zhgënjyer nga Abaz Karakaçi. Trajneri i pukjanëve e ka cilë- suar të papërgjegjshëm lojtarin me veprimet që bën, sepse sipas teknikut i ka nxirë faqen skuadrës së futbollit dhe qytetit.

Trajneri i Skenderbeut, Mirel Josa dhe Trajneri i Terbunit, Viktor Gjoni, gjate ndeshjes se futbollit, Terbuni-Skenderbeu i Korces, 1-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.	/r/n/r/nSkenderbeu's coach Mirel Josa and Terbuni's coach Viktor Gjoni, during the Albanian Super League football match Terbuni-Skenderbeu of Korca, 1-3, at the Qemal Stafa stadium, in Tirana.“Është e vërtetë që kemi muaj pa u paguar, por duhet që të mbetemi njerëz dhe të mos i kalojmë limitet. Nuk mundet dikush që mban në krah shiritin e kapitenit që të sillet si Karakaçi. Nuk mundet as të na nxjerrë nëpër media e gazeta si skuadër që bëjmë qoka. Ne thjesht kemi luajtur për veten tonë”, rrëfen Gjoni për “Panorama Sport”.

Më tej ai pohon se klubi i Partizanit do ta shpërblejë skuadrën e tij për fitoren në Korçë dhe thotë se pas ndeshjes Karakaçi ka biseduar me Sukajn dhe një tjetër lojtar të Partizanit, të cilët, sipas tij, i kishin premtuar shpërblim Karakaçit.

Pse kaq shumë tension në një skuadër që ka marrë një nga fitoret më spektakolare të këtij sezoni, por ndërkohë është thuajse e rënë nga kategoria…?

Ka disa arsye, por gjithsesi kjo është e tepruar dhe është vepër e një futbollisti të vetëm.

E keni fjalën për Abaz Karakaçin?

Po, për atë. Më vjen keq që me sjelljen e tij ka dëmtuar skuadrën dhe imazhin e klubit. Ai ka disa pika në kontratë, të cilat duhet t’i respektojë.

Një ndër pikat në kontratë është që ai dhe gjithë të tjerët, përfshi edhe juve, duhet të paguheni… A është respektuar kjo?

Dakord, e di që nuk jemi paguar, por çdo gjë e ka një kufi, e ka një limit.

Karakaçi thotë se ju e pezulluat për shkak se i shënoi gol Skënderbeut?

E pavërtetë. Karakaçi është pezulluar për ato që thotë nëpër gazeta, por edhe për veprimet që bën në skuadër.

Çfarë veprimesh?

Disa herë ka ngritur skuadrën kundër dhe janë bërë gati për bojkot. Ky nuk është veprim prej kapiteni. Në hallin që na ka rënë, s’mund të sillet si i papjekur.

Ju thoni se e ka bërë disa herë, madje në ndeshjen kundër Tiranës u përplas publikisht me portierin Haxho në fushë. Po ju pse e keni grumbulluar edhe më pas?

Sepse ka kërkuar falje. Duke ia ditur edhe hallet që ka pasur ai djalë, por marrë parasysh edhe situatën e rëndë financiare, jemi përpjekur të ruajmë balancat dhe të mos bëjmë koka turku. Por ndoshta kemi gabuar, sepse një njeri që bën vazhdimisht gabime dhe vazhdimisht kërkon ndjesë, atëherë nuk është në binarët e duhur.

Pra, nuk është e vërtetë që ju do të merrni shpërblim nga Partizani pasi mundët Skënderbeun?

Në fakt, ne do të marrim shpërblim nga Partizani, por kjo nuk duhet shitur në media sikur ne kishim bërë aleancë kundër Skënderbeut. Ne kemi ndalur edhe Partizanin për llogari të askujt, por thjesht kemi luajtur futboll. Pse duhet të cenohet imazhi i skuadrës me kësi gjërash. Nëse Partizanit i lind dëshira të na japë ndonjë shpërblim sepse ka përfituar nga humbja e Skënderbeut, atëherë kjo është tjetër gjë. Por Karakaçi nuk mund të dalë e të flasë ashtu për ekipin. Pse kush është ai që pasi ka folur me dy lojtarë të Partizanit pas ndeshjes del e thotë se do marrë premio ekipi…?

Po ç’të keqe tha se e pranoi publikisht një fakt të vërtetë?

Ka një problem, sepse ka folur pa leje dhe mbi të gjitha i ka dhënë nocionin situatës sikur ne kishim bërë aleancë kundër Skënderbeut.

Meqë ra fjala, me cilët futbollistë të Partizanit kishte folur Karakaçi pas fitores në Korçë?

Njëri nga ata ishte Sukaj. Ai i kishte thënë se Partizani do të jepte shpërblim. Nuk jam kundër, por disa gjëra duhet të mbesin brenda mureve të shtëpisë, jo të trazosh ujërat në ekip dhe të sillesh siç bën ai.

Kur do t’ua japë shpërblimin Partizani?

Nuk e di, por na e premtuan dhe besoj se do të na e japin. Kjo është punë për ta. E sigurt është se ne luajtëm për veten tonë dhe për askënd tjetër. Problemet tona duhet t’i zgjidhim brenda gardhit tonë dhe jo si Karakaçi që vetëm prish harmoninë në ekip. E megjithatë, po ju them se kam dokumente që më faktojnë se Karakaçi është i përfshirë në gjëra që nuk i takojnë.

Çfarë gjërash?

Kur t’i kem dokumentet të plota do t’i çoj atje ku duhen çuar, ju siguroj.

Çfarë do të ndodhë tani me Karakaçin?

Nuk e di, ai është i pezulluar. Vendimi do të merret nga kryesia e klubit kur të kemi të gjithë dokumentet në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"