Gjoni hidhet në sulm: Mund t’ia dalim edhe me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2016 | 14:09

Gjoni hidhet në sulm: Mund t’ia dalim edhe me Teutën

Tërbuni po zhvillon përgatitjet për sfidën e ardhshme kundër Teutës që do të luhet ditën e hënë në stadiumin “Ismail Xhemali”.

Lojtaret e Terbunit, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, , Skenderbeu-Terbuni i Pukes, 2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce./r/n/r/nTerbuni's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Terbuni of Puka, 2-3 at the Skenderbeu stadium in Korca.

Kjo është një ndeshje me rëndësi të madhe, ku Tërbuni vjen pas asaj fitoreje me Skënderbeun.

Për pukjanët, kjo javë konsiderohet si ndër më të mirat, për arsye se vjen nga një triumf i merituar ndaj kampionëve në fuqi dhe u jep shpresë për mbijetesë. Kampionati dihet që nuk mbaron këtu, duke qenë se ka edhe gjashtë ndeshje, të cilat Tërbuni i konsideron si finale dhe që ushqejnë ende shpresën për mbijetesë, nëse skuadra do të luajë si në Korçë.

“Rivali ynë vjen me rezultate pozitive ku synon për të marrë trepikëshin, sepse lufton për Kupat e Europës, por ne luajmë për t’iu larguar fundit të tabelës dhe që të kemi mundësi të mbijetojmë, duhet të marrim trepikëshin patjetër”, është shprehur fillimisht trajneri Gjoni. Më tej, ai ka folur për gjendjen e mirë të skuadrës. “Përballja me Teutën vlen sa për gjashtë pikë dhe jo vetëm tre, sepse në fazën e 3-të na mori një pikë në minutat e fundit. Ekipi është i plotë dhe vjen me një moral të fortë dhe është i motivuar për të fituar sfidën e ardhshme. Nuk është e lehtë të luash ndaj një ekipi si Skënderbeu në fushën e saj. Mendoj se ishte një fitore e merituar, pasi luajtëm një lojë shumë të mirë, por na ndihmoi edhe fati.

Sfida me Teutën do të jetë një ndeshje e vështirë, por jo e pakalueshme. Unë kam kërkuar që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm për këtë takim dhe kam besim te skuadra. Gjithashtu i bëj thirrje tifozërisë pukjane, që ashtu si skuadra, të tregojnë vlera dhe të jenë të pranishëm në stadium. Për të mbijetuar kemi nevojë edhe për mbështetjen e tyre”, ka përfunduar deklaratën për “Panorama Sport” trajneri Viktor Gjoni.

Përgatiti: Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"