Gjoka: Zoti Doshi është pranë ekipit të Vllaznisë, ja e vërteta me gjyqin ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 16:16

Gjoka: Zoti Doshi është pranë ekipit të Vllaznisë, ja e vërteta me gjyqin ndaj Flamurtarit

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli pas ndeshjes për “Supersport”.

Gjoka

“Problemi është që ne vazhdojmë dhe jemi në presionin e rezultatit. Këtë javë gjërat shkuan më mirë, shënuan sulmuesit dhe e zgjidhëm shpejt.

Pika e Teutës në Gjirokastër?

Për momentin jemi tre pikë, por kjo nuk do të thotë se jemi të qetë. Do të fillojmë të përgatisim ndeshjen që nga e hëna

A është e vërtet që Fushaj dhe Doshi janë pranë ekipit dhe keni një projekt?

Zoti Doshi është pranë ekipit dhe po e motivon me premio. Ekipet pa president janë të vështira për tu menaxhuar, por mbështetja e tij është e madhe për momentin. Për të ardhmen nuk di se çfarë të them sepse nuk është në dorën time

Gjyqi ndaj Flamurtarit…

Mendo se gjyqi që kam fituar unë është bërë si një fil me dy seri, Unë e kam fituar dy herë gjyqin. Mendoj se gjyqin e kam fituar se e kam merituar, Për gjërat e tjera jep përgjigje avokati im. Duhet të jemi të qetë. Po ngacmojnë një person që ka sjellë trofe te Vlora dhe ka fituar gjyqin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"