Gjoka: Synimi ishte të mos pësonim, Tiranën e përmbysim në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 9:52

Gjoka: Synimi ishte të mos pësonim, Tiranën e përmbysim në Shkodër

Ernest Gjoka priste minimalisht barazimin, megjithatë beson se përmbysja mund të ndodhë në Shkodër.

Gjoka

“Erdhëm për të bërë diçka ndryshe dhe mendoj se në pjesën e parë ia dolëm, bëmë gjithçka mirë. Në të dytën i harruam detyrat dhe lamë hapësira. Edhe te goli i parë, apo te goditjet standarde, çka solli edhe golin e dytë të Tiranës. Gjithsesi, ne nuk dorëzohemi. Do të mundohemi në Shkodër, pasi futbolli është dhe gjithçka mund të ndodhë.

Nuk ishte ndeshje për 2-0, por duhet të jemi më shumë të përgjegjshëm kur marrim detyrat, si dhe në faullet standarde duhet të jemi shumë të disiplinuar. Prisja një ekip më të vëmendshëm. Sa i përket rrotacionit, isha i detyruar. Disa lojtarë ishin të ngarkuar fizikisht, ndërsa të tjerë të dëmtuar”, tha fillimisht Gjoka për mediat.

Kur pyetet për faktin që skuadra nuk e goditi kurrë portën, ai u përgjigj: “Ndeshjet e kupës janë specifike, e rëndësishme ishte që të mos pësonim. Ne i patëm rastet edhe për të shënuar, por nuk mundëm të bënim diçka”. Në mbyllje pati edhe një koment për kundërshtarin, ndërsa tha: “Një Tiranë e mirë dhe që ka tjetër nivel krahasuar me rivalët që ka në të Parën, ndaj i uroj suksese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"