Gjoka: Nuk kemi pasur asnjë ndeshje të lehtë, penalltia ishte e saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 20:05

Gjoka: Nuk kemi pasur asnjë ndeshje të lehtë, penalltia ishte e saktë

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, nuk e cilëson si ndeshje të lehtë përballjen me Korabin dhe gjithashtu thotë se deri më sot verilindorët nuk kanë patur asnjë të tillë. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai tha se vendimi për të akorduar penallti në favor të tyre ishte i saktë.

gjoka

Për ndeshjen

“Ndeshje të lehta nuk ka, nuk kemi patur deri më sot ndonjë ndeshje të lehtë. Sot ndeshja filloi me një eurogol për meritë të kundërshtarit që na futi në presion. Barazuam ndeshjen por nuk ishim të qartë dhe kjo ndikoi dhe në fillimin e pjesës së dytë. Në këto ndeshje duhet të jemi më të qetë, më të përqendruar sepse janë sfida delikate që mund të hedhin poshtë punën dhe sakrificën e një viti të tërë.”

Për zëvendësimet

“Nuk mendoj se ishin si pasojë e nervozizmit. Zëvendësimet bëhën për t’i dhënë një hov më cilësor ekipit. Si Dvornekoviç edhe Kale e rritën nivelin e lojës edhe më shumë.”

Për penalltinë

“Mendoj se penalltia ishte, gjithsesi nëse e keni parë me sy tjetër nuk kam çfarë të them. Ne nuk kemi nevojë për ndihma të tilla, as të na sulmojnë, as të na denigrojnë, kemi nevojë vetëm për mbështetje.”

Për rotacionin në formacion

“Ishte një formë për të vlerësuar punën e çdo njeriu. Kjo ishte një ndeshje shumë delikate me disnivel me skuadrave. U munduam të bëjmë rotacion, u dhamë mundësi të luanin atyre lojtarëve që nuk kanë luajtur në kohët e fundit, por nuk gjetëm ritmin dhe futëm titullarët, çka bëri që të ecnim përpara.”

Për garën e titullit

“Jemi deri këtu me meritë, na ka shijuar sepse kemi luftuar, kemi sakrifikuar. Kampionati është i hapur dhe gara është shumë e fortë. Skënderbeu është shumë afër, por edhe Partizani mbetet aty. Ka kohë deri në fund, është rrugë e gjatë, luftë e fortë dhe nuk e dimë si do përfundojë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"