Gjoka në shënjestër, ish-trajnerët shkodranë: Ekipi aset i qytetit, jo i njerëzve kalimtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2018 | 21:30

Gjoka në shënjestër, ish-trajnerët shkodranë: Ekipi aset i qytetit, jo i njerëzve kalimtarë

Situata në të cilën gjen det e ekipi i Vllaznisë dhe së fundmi edhe humbja e takimit me Kukësin, ka shqetësuar jo pak edhe ish-trajnerët dhe ish-lojtarët e këtij ekipi. Një prej tyre është edhe ish-trajneri i dytë i ekipit të Vllaznisë, Samuel Nikaj, që ka folur për situatën te Vllaznia duke i bërë një analizë të hollësishme asaj që sheh te ekipi me një postim në “Facebook”. ”

Megjithëse nuk më takon mua, sepse jam trajner i Kastriotit, por e ndjej obligim qytetar dhe profesional të jap një mendim për atë që pashë në takimin me Kukësin. Trajneri Vllaznisë mos të tallet me intelektin shkodran, sepse nuk mund të thuhet që ekipi performoi mirë, sepse nuk gjej asnjë aspekt pozitiv. Nga mënyra si e pashë unë ndeshjen, grinta ishte nën nivel, qarkullimii topit thuajse zero, dyluftime të humbura 80 për qind, raste për gol dy plus një goli karambolesk të shënuar nga ne. Lojtarët e afruar nuk qenë në nivelin e duhur, shto këtu dhe zgjedhjet taktike të gabuara.

gjoka2-470x366 (1)

Pjeshka është një futbollist i fituar si stoper, por duhej futur Berisha pa kondicion dhe ritëm loje. Lojtarë deficitar në çdo ndërhyrje. Çinari një lojtarë që nga e djathta, që është pozicioni i tij natyral, sakrifikohet pa nevojë majtas, ndërkohë Lika ndeshjet më të mira i ka zhvilluar nga e majta. Futja Orelesit pa fazë përgatitore me ekipin që e pastudiuar, sepse s’kishte ritëm. Ndërrimi i Sukajt me Ribajn kokë për kokë, një gabim tjetër taktik..,” – ka thënë fillimisht në postimin e tij Nikaj.

DEKLARATA

Ai ka analizuar edhe deklaratën e Gjokës pas ndeshjes. “Për sa i përket deklaratës pas ndeshjes të trajnerit, besoj që ato fjalë s’i shërbejnë situatës alarmante që po kalon ekipi. Edhe durimi që po e përdor në çdo deklaratë, besoj se e ka një kufi. Përgjegjësinë më të madhe për këtë situate realisht e ka klubi me në krye presidenten Voltana Ademi dhe administratorin Astrit Gjyrezi, që po keqpërdorin lekët e popullit të Shkodrës. Nuk është e drejtë mosmarrja e përgjegjë- sive e çdo personi që është pjesë e klubit. Trajnerë e lojtarë, pa përjashtuar drejtuesit duhet të ndryshojnë këndvështrimin e situatës në të cilën ndodhemi. Vllaznia është aset i popullit të Shkodrës dhe jo i personave kalimtarë në klub”, kanë qenë fjalët e Nikajt.

Gjoka4-470x290

DIBRA

Një tjetër emër i njohur te skuadra e Vllaznisë, Ilir Dibra, që jeton jashtë vendit, i ka bërë një koment në rrjetet sociale deklaratës së trajnerit Gjoka. “Marr shkas nga deklarata e trajnerit Gjoka, ku thotë se skuadra funksionoi. Kur Vllaznia humbet me rezultat 3-1, nuk di çfarë të thuhet. Megjithëse mua nuk më takon që të bëj deklarata të tilla, por e ndiej që si shkodran, t’i them se çfarë je duke bërë, duke dhënë deklarata të tilla. A e di se në cilin vend je? A e di ky se çfarë ndeshjesh e presin? Veç kësaj, mund t’i them teknikut Gjoka që ta kalojë këtë situatë me qetësi”, ka thënë ish-futbollisti i kuqebluve.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"