Gjoka: Ndonjëherë na buzëqesh edhe neve fati, momenti delikat i Skënderbeut nuk ndikoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 16:15

Gjoka: Ndonjëherë na buzëqesh edhe neve fati, momenti delikat i Skënderbeut nuk ndikoi

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”.

Gjoka

Fitore në një moment delikat të Skënderbeut, sa ju ka ndihmuar kjo gjendje e kundërshtarit?

Mendoj se nuk ishte çështja e gjendjes së tyre, por lojtarët e Vllazninsë dhanë gjithçka dhe në futboll ndodh çdo gjë. Ndonjëherë nuk fiton cilësi, por dëshira.

Paqartësia para portës?

Nuk është çështje ngërçi psikologjik, por është momenti, ai momenti i fundit që duhet të jesh i qetë. Edhe pse Skënderbeu na barazoi ne gjetëm forcat për tu rikthyer.

Orelisi dhe Berisha bënë shumë sot për të ndaluar aksionet e Skënderbeu. Sidomos te një rast specifikisht. Mendoj se edhe Vllaznisë i buzëqesh fati ndonjëherë.

Si e shihni ekipin në fazën tjetër?

Qetësi ne nuk do kemi kurrë, por do kërkojmë të bëjmë më të mirën. Edhe Teuta fitoi. Tashmë fiton lufta përfundimtare. Janë 9 javë që nuk na lënë të buzëqeshim, pasi deri në fund do të jetë garë shumë e vështirë.

Mungesa e tifozëve?

Ardhja e tifozëve në stadium është oksigjen. Qyteti i Shkodrës e do ekipin gjithmonë në elitë. Mendoj që takimi duhet të ishte zhvilluar edhe më vonë sepse do të kishte edhe më shumë tifozë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"