Gjoka ndërton formacionin për Lushnjën, në dyshim partneri i Sukajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2018 | 17:45

Gjoka ndërton formacionin për Lushnjën, në dyshim partneri i Sukajt

Trajneri Gjoka ka krijuar edhe një ide për formacionin me të cilin do të luajë në ndeshjen ndaj Lushnjës. Në portë do të jetë Sherri, ndërsa kthehen dy mbrojtësit e krahëve Gocaj e Mersini të gatshëm për këtë sfidë. Në qendër pritet që të jetë sërish dyshja Orelesi e Berisha.

ernest-gjoka

Në mesin e fushës ka dyshim për aktivizimin nga minuta e parë e sulmuesit Andi Ribaj. Ky i fundit mund të jetë nga minuta e parë në këtë sfidë në krah të Sukajt, por jo me një skemë të pastër 4-4-2. Ai mund të luajë nga e djathta në vend të Çinarit, i provuar në këtë skemë edhe në takimin me Kukësin. Ndërsa në këtë repart do të jetë sërish katërshja Tafili, Krymi e po ashtu edhe Vucaj e Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"