Gjoka: Lushnja e rënë? E kam pësuar te Kukësi në një ndeshje si kjo!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2018 | 14:39

Gjoka: Lushnja e rënë? E kam pësuar te Kukësi në një ndeshje si kjo!

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, doli sot në një konferenc për shtyp, ku foli për përballjen e ditës së nesërme ndaj Lushnjës. Tekniku kryeqytetas u bëri thirrje futbollistëve që ta vlerësojnë maksimalisht kundështarit, pavarsisht konditave ku ndodhet, pasi çdo nënvlerësim i mundshëm do të kushtojë rëndë.

gjoka-konference

Tekniku i shkodranëve mori si shembul rezultate e Vllaznisë sezonin e kaluar apo barazimin e Kukësit me Korabin, kur ai drejtonte skuadrën verilindore.

“Trepikëshi me Lushnjën është i njëjtë si me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër. Prandaj, Vllaznia jo vetëm që nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin e radhës, por duhet të japë maksimumin e saj për ta fituar këtë ndeshje. Asnjë nënvlerësim nuk ka në radhët tona për këtë ndeshje.

Vllaznia e ka pësuar vjet, duke nënvlerësuar një skuadër, që kishte rënë nga kategoria. Edhe unë, kur isha te Kukësi, e pësova nga një nënvlerësim i tillë. Duke ditur këtë situatë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Lushnjën dhe ky trepikësh ka shumë vlerë për ne.

Gjoka4-470x290

Fitorja ndaj Lushnjës vlen po aq sa ajo me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër të Superligës. Duhet patjetër që të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive dhe të paraqitjeve të mira që kemi bërë në fazën e tretë të kampionatit, sepse vetëm kështu do t‘ia dalim të arrijmë objektivin që kemi”, u shpreh Gjoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"