Gjoka: Ky trepikësh ishte oksigjen, ja çfarë kërkoj nga lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 16:10

Gjoka: Ky trepikësh ishte oksigjen, ja çfarë kërkoj nga lojtarët

Trajneri Gjoka foli shkurtimisht për mikrofonin e “Supersport” në lidhje me fitoren e arritur në sfidën e sotme si dhe për dëmtimin e Gocajt dhe Hasanit.

Gjoka

“Ky trepikësh ishte një oksigjen. Një fitore e vuajtur, humbëm shumë raste. E ndërlikuam ndeshjen, me golin e pësuar mund ta fusnim ndeshjen në një tjetër rrjedhë. Kemi shumë punë përpara, golin duhet ta bëjë skuadra jo individi. Kemi kaluar një vështirësi të madhe, nuk është kollaj të qetësohesh psikologjikisht.

Kërkoj gjatë gjithë kohës besim te vetja. Gocaj ka pasur dhimbje në kofshë. Nuk rrezikuam me Hasanin se ndjeu dhe ai dhimbje. Kemi disa dëmtimi që duhet t’i rikuperojmë për sfidën tjetër”, deklaroi tekniku i Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"