Gjoka jo plotësisht i kënaqur: Prisja më shumë nga lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2016 | 17:28

Gjoka jo plotësisht i kënaqur: Prisja më shumë nga lojtarët

Trajneri Ernest Gjoka i kënaqet kualifikimit të Kukësit në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë, por ka ankesa për lojën në fitoren 1-0 ndaj Tomorit. “Ky takim duhet të ishte interpretuar pak më mirë nga skuadra. Duhet të ishte vlerësuar pak më shumë, pasi loja dhe rastet nuk munguan, por gjithsesi këto janë teste që ne duhet t’i vlerësojmë pak më shumë. Lojtarët që morën minuta duhet të japin më shumë. Këtë ndeshje e trajtova edhe për të provuar të rinjtë”, tha trajneri.

Koci Kukesi-Tomori

Kukësi vuan ndaj Tomorit, një autogol i jep fitoren

Kukësi fiton 1-0 dhe kalon në raundin tjetër. Një autogol i Bitrit në limit ka mjaftuar për të mposhtur Tomorin në këtë ndeshje të dytë. Miqtë treguan se nuk kishin ardhur për shëtitje në Pezë-Helmes, ndërsa ekipi i drejtuar nga Gjoka ka shpërdoruar shumë. Ndeshja u luajt pa tifozë pas dënimit të dhënë nga Disiplina, duke lënë ata pak të interesuar jashtë kompleksit “Internacional”.

Ndeshja

Kukësi është më kërkues që në start, ndërsa i pari rast i rrezikshëm vjen në të 8-ën minutë, kur Guri tenton nga 20 metra distancë, por pa shqetësuar Kaloshin, që pret në pozicion. Tomori qarkullon topin mirë në mesfushë, por dhe pozicionohet e mbrohet mirë dhe mbrapa. Në të 32-ën, Rangel merr një top të bukur nga Imami, por godet pak jashtë shtyllës pingule të majtë. Në të 41-ën është Dema ai që tenton me një goditje nga larg, por asgjë nuk ndryshon për këtë 45 minutësh të parë.

Kukesi-Tomori skeda

Në të 52-ën, Dervishi kombinon bukur me Çaushajn, por ky i fundit nuk gjuan saktë. Kukësi kërkon golin me Gurin, por sulmuesi e çon sferën pak më sipër traversës. Lushtaku ka një rast të mirë nëtë 65-ën, ku futet në zonë bukur duke dribluar dy kundërshtarë, por Kaloshi i ndal “hovin”. Rangel provon në të 74-ën, i cili merr një kros të bukur në të djathtë nga Lushtaku, por Kaloshi sërish nuk lejon avantazhin. Guri tenton nga afër zonës në të 80-ën, por topi përplaset te Serdari dhe largohet nga po vetë ai.

Kukesi-Tomori 1-0

Në minutën e 87-të zhbllokohen shifrat pas një autogoli. Kukësi del në sulm frontal me shumë lojtarë në sulm, Lushtaku nga e djathta hedh në zonë një kros mjaft të bukur, portieri Kaloshi nuk merret vesh me Bitrin dhe ky i fundit e kthen topin mbrapa, portieri del duke mos u kuptuar me mbrojtësin e topi futet në rrjetë. Me këtë gol përfundon dhe ky takim mjaft i qetë.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"