Gjoka: Ishte një fitore karakteri, ja sa shanse ka që Pejiç të transferohet në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 16:17

Gjoka: Ishte një fitore karakteri, ja sa shanse ka që Pejiç të transferohet në Shkodër

Një tjetër fitore e artë për Vllazninë pas asaj me Lushnjën. Në prononcim për shtyp për “Supersport” trajneri Ernest Gjoka u shpreh i lumtur dhe sipas tij kjo ishte një fitore morali që i jep oksigjen shkodranëve. Tekniku deklaroi se mundësitë që Pero Pejiç të transferohet në Shkodër janë të pakta, pasi sulmuesi ka kontratë në Kroaci.

Gjoka

Për fitoren e sotme

“Sigurisht është fitorja e dytë, ndeshja e dytë brenda. Këto fitore na japin shumë moral dhe shumë oksigjen. Skuadra do kohë të vijë aty ku do stafi.  Një fitore morale që e kërkuam deri në fund, iu tregon dhe lojtarëve vetë që e kanë forcën e duhur.”

Kalimi i ngërçit në sulm

“E rëndësishme është të shënohet goli, e rëndësishme është të menaxhojmë lojën dhe të fitojmë ndeshjen. Gjërat do fillojnë të qetësohen vetë.”

Mundësia e kalimit të Pejiç te Vllaznia dhe forma e Orelesit

“Pero Pejic është kënaqësi ta kesh në skuadër, sepse ka shumë vlerë.Të gjithë e dimë çfarë bëri vjet te Kukësi. Ai ka një kontratë në Kroaci. Unë komunikoj me të, ai është shumë i lumtur, është shumë shumë e vështirë të prish kontratën dhe të vijë me ne. Është e pamundur. Për Orelesin, unë them që të gjithë çunat dhanë atë që kërkova dhe çunat treguan forcë karakteri. Jam i kënaqur me të gjithë jo vetëm me Orelesin.”

Për lojën dhe dominimin në mesfushë

“Nuk mendoj që Luftëtari na krijoji probleme. Në ndonjë  thyerje aksion me kundërsulm na zotëruan mesfushën pjesën tjetër e zotëruam ne. Të gjithë po mundohemi të bëjmë detyrën. Jam i kënaqur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"