Gjoka: Fitorja na jep qetësi, por kemi ende punë. Nuk kemi dalë akoma nga zona e ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 20:21

Gjoka: Fitorja na jep qetësi, por kemi ende punë. Nuk kemi dalë akoma nga zona e ftohtë

2 fitore, 6 pikë. Edhe porta e paprekur

Ëshjtë gjë pozitive, pasi rifitojmë besimin. Na jep një farë qetësie. Kemi ende shumë punë për të bërë. Malorja është ende e fortë.

gjoka

Psikologjikisht, një fillim i mirë për lojtarët e ardhur?

Rrezikojmë shumë, ne duhet të kalojmë sa më shpejt handikapin e pikëve.

Unë besoj tek kjo skuadër, tek këto futbollistë, dhe sot e treguan çfarë personaliteti kanë. Duhet ende shumë punë të dalim nga kjo situatë.

Menduat shumë herët të mbronit rezultatin…

Kur rezultati është 2-0, dhe ne mbaruam pjesën e parë, duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Nuk kishim pse bënim aventurë. Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar. U munduam të kapnim me kundërsulm, të godisnim kundërshtarin. E rëndësishme është që skuadra ka disiplinë taktike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"