Gjoka: E prisja reagimin e ekipit, tifozët na kanë rënduar psikologjikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 16:12

Gjoka: E prisja reagimin e ekipit, tifozët na kanë rënduar psikologjikisht

Trajneri Ernest Gjoka ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”. Vllaznia ka marrë ditën e sotme një fitore të rëndësishme ndaj Lushnjës.

gjoka

Jeni i kënaqur me reagimin e ekipit?

E prisja dhe mendoj se ky do të jetë marshi që duhet. Kemi lojtarë me cilësi dhe në janar është shtuar cilësia. Por kemi një presion të madh.

Çfarë i mungoi lojtarëve gjatë kësaj kohe?

Ne u munduam të mos humbnin përqendrimin dhe të mos pësonim gol sepse goli na dëmton shumë psikologjikisht. Kjo fitore na jep frymë për të kaluar momentin e vështirë.

Tensioni në skuadër?

Normal që ka tension jashtë dhe që vjen në ekip sepse 80% e ekipit janë shkodran dhe ky tension vjen edhe në ekip. Starti jonë nuk ishte i mirë dhe futbolli është një sport shumë psikologjik. Gazetarët i kuptoj dhe ndonjëherë dikush gabon, por ka qenë e paqëllimtë.

Sjellja e Vllaznisë?

Kemi luajtur me dy nga ekipet më të mira shqiptare dhe Sukaj po përpiqet të përshtatet sepse nuk është e lehtë.

Si e shpjegoni që sot fituat edhe pse kishte presion?

Jam dakord sepse presioni ka qenë, por pavarësisht se nuk kishim luftën me Kukesin dhe Korcën, pritej nga tifozët që Vllaznia të ndryshonte menjëherë, pse jo edhe të fitonte. Nuk na eci dhe kjo javë ka qenë vendimtare. Kemi luftuar shumë dhe mendoj se sot ata treguan një skuadër me dinjitet dhe personalitet.

A ju mungon një lojtar i shpejtë?

Kam qejf edhe unë që të kemi lojtarë të shpejtë por duhet të përshtatemi me këta lojtarë që kemi, të mbajmë topin dhe jo ta teprojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"