Gjoka: Dy lojtarë nga formacioni luajtën të dëmtuar, jam i mërzitur sepse na duhen pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 16:43

Gjoka: Dy lojtarë nga formacioni luajtën të dëmtuar, jam i mërzitur sepse na duhen pikët

Trajnerin e Vllaznisë Ernes Gjoka e kënaq fakti që skuadra e tij ka tre ndeshje që nuk pëson gol, gjithsesi ai deklaron që në këtë moment i duhen pikët, pasi është e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” ai tregoi se ekipi i tij sakrifikoi disa lojtarë që nuk ishin në 100 % të formës.

gjoka

Ndeshja e tretë që skuadra nuk pëson gol, besoj duhet të jeni i kënaqur?

“Nga ky aspekt jam i kënaqur sepse skuadra ka gjetur ekuilibrin e duhur. Po vazhdon, duke pasur parasysh që jemi solid mbrapa.  Jemi mërzitur pak sepse duhen pikët. Duhen pikët sepse jemi akoma të rrezikuar.

Sukaj u pa në vështirësi, a ndikoi njohja në kampin e kuq, për mos gjetjen e golit?

Sigurisht ajo ndikoi, por ndikoi mos momenti i mirë i Vucajt, i cili ka luajtur i dëmtuar. Kjo i dha pak hapësirë midisi Vucaj dhe Sukaj. Ai ka bërë maksimumin. Ka dhënë më të mirën dhe është munduar, por Parizani rreshtohet mirë në mbrojtje dhe nuk le shumë hapësira.

7 ndeshje keni pësuar vetëm 1 gol. Duket që mbrojtja është pika juaj më e fortë. E keni rregulluar mirë…  

Unë mendoj që lojtarët që kanë ardhur kanë sjellë qetësi dhe eksperiencë shumë të madhe. Ashtu siç bëjmë në fazën mbrojtëse duhet të bëjmë në të treja repartet. Skuadra është në ekuilibër dhe ka gjetur qetësinë.

Sot pamë një Vllaznia shumë të ndrojtur që nuk mori gjerësi, për formën jo të mirë të Çinarit dhe Likës.

Atë kërkuam në mbarim të pjesës së parë. Kërkuam të fusnim në punë krahët. Në pjesën e dytë patëm 2 ndërrime të detyruara. Si Vucaj dhe Krymi sakrifikuan sepse ishin të dëmtuar.

Në qoftë se ndeshje do të zhvillohej 3 ditë më vonë, mendoni që do e fitonit ndeshjen?

E kërkuam ta fitojmë dhe sot, pavarësisht se nuk ishte ajo uria e zakonshme. Gjithsesi u munduam por nuk arritëm. Nuk është çështje 3 ditësh, por është ndeshje shumë e kujdesshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"