Gjoka: Duhet t’i qëndrojmë larg durrsakëve, nuk mendoj se Teuta do rrëzohet nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 13:32

Gjoka: Duhet t’i qëndrojmë larg durrsakëve, nuk mendoj se Teuta do rrëzohet nga Superiorja

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Ai foli për sfidën nsaj Kukësit, por edhe për mungesën e mbrojtësit Renato Malota.

gjoka

Ndeshja ndaj Kukësit?  

Kaluam dy ndeshje të vështira, por dhe nesër kundër Kukësit është shumë e vështirë. Ata janë ekipi kampion i Shqipërisë, nuk po kalojnë një moment të mirë dhe ne luajmë në transfertë. Jemi përgatitur si duhet dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv.

Mungesa e Malotës?

Mungesa e tij është një problem shumë i madh. Nuk e dimë çfarë të themi, por dimë se na mungon një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Nuk kam asnjë kontakt me avokatin e Malotës, nuk di çfarë të them, por shpresoj ta zgjidh sa më shpejt. Mungesa e tij e prish sistemin e lojës së ekipit, pasi kishim krijuar një ekuilibër me të. Malota ishte lideri i saj. Duhet ta kthejmë në forcë dhe të vazhdojmë përpara.

Ndeshja e kaluar?

Çdo ndeshje ka specifikat e veta, ishim në avantazh 0-2 në fundin e fazës së parë dhe humbëm 1-3 në ‘Loro Boriçi’. Humbja na goditi jo pak dhe psikologjikisht, megjithatë nëse ne ikim dhe zbatojmë mirë detyrat tona dhe sillemi si duhet mund t’ia dalim mbanë”.

Objektivi “mbijetesë”…

Unë vazhdoj të them se Teuta është një rrezik konstant, pasi nuk mendoj se ata do të rrëzohen nga Superiorja. Duhet të kapim ekipet e tjera dhe të mundohemi t’i qëndrojmë larg durrsakëve.

Rezultati që kërkoni ndaj Kukësit?

Do të na kënaqte dhe barazimi, vetëm humbja s’do të na kënaqte.

Mungesat në ekip?

Vucaj nuk mund të sakrifikojë. Krymin do e shohim. Falenderoj stafin mjekësor që ka bërë të gatshëm Gocajn, por ka punuar mirë dhe me të tjerët”.

Kërcënimt ndaj Vllaznisë B?

Jam njeri i sportit dhe më vjen turp që dëgjoj të tilla situata. Duhet një dorë e fortë, nëse fjalët janë të vërteta duhet të merren masa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"