Gjoka: Duam të marrim një tjetër kështjellë, do sjellim lojtarë cilësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 21:35

Gjoka: Duam të marrim një tjetër kështjellë, do sjellim lojtarë cilësorë

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka filluar të mendojë tashmë për aventurën e re që e pret me skuadrën e verilindorëve, atë në Ligën e Kampioneve. Në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli” në përfundim të ceremonisë së titullit në Gjirokastër, ai tha se Kukësi do të mundohet të bëjë disa afrime cilësore në mënyrë që të jetë dinjitoz në Europë.

gjoka

“Jam shumë i lumtur që ekipi tashmë e mbaroi këtë garë shumë të fortë, tani duhet të përgatitet për një garë akoma më të fortë. Unë e kam krahasuar që nëse morëm një kështjellë si kampionati, tani na duhet një tjetër kështjellë që e duam akoma më shumë sepse u mor e para dhe tani duhet marrë e dyta.

Do jemi të kujdesshëm, do mundohemi të sjellim disa lojtarë cilësorë, gjithmonë nëse do jetë mundësia, por mendoj që Kukësi do jetë dinjitoz edhe në Ligën e Kampioneve”, u shpreh Gjoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"