Gjoka: Deri diku skuadra funksionoi, shumë shpejt do të vijmë në më të mirën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 19:34

Gjoka: Deri diku skuadra funksionoi, shumë shpejt do të vijmë në më të mirën tonë

Trajneri i Vllaznisë foli pas ndeshjes për mikrofonin e ”Supersport”. Gjoka u shpreh i mërzitur për humbjen, por sipas tij skuadra funksionoi dhe në vazhdim ata do të vijnë në më të mirën e tyre.

gjoka

Ndeshja e sotme?

Ishte një ndeshje e mirë, u munduam ta godisnim kundërshtarin sipas mënyrës tonë. Pati një çekuilibër në ekipin tonë dhe pësuam kështu edhe golin e dytë, ndërsa goli i tretë ishte sepse u hodhëm të gjithë në sulm.

Sindrit Guri?

Është një lojtar që ka kohë që ka ikur nga Shkodra dhe sot është një vlerë e madhe për futbollin. E njoh mirë sepse e kam drejtuar te Kukësi.

Merkato e Vllaznisë?

Merkato e dimrit për ne ka mbaruar sepse jemi munduar të bëjmë disa ndryshime aty ku kishim nevojë. Deri diku skuadra funksionoi, por unë jam më i ftohtë dhe mendoj se skuadra bëri mirë. Kishim përballë kampionët të cilët kanë cilësi. Mendoj se shumë shpejt do të vijmë në më të mirën tonë.

Duartrokitja për Gurin?

Është normale sepse tifozët shkodran kështu i respektojnë lojtarët dhe jo vetëm Gurin. Ata kanë kulture sportive, kështu është publiku shkodran.

A të shqetëson humbja?

Më shqetëson dhe më mërzit, por mendoj se mbrojtësit e marrë kanë eksperiencë dhe në golin e dytë ishte një gabim teknik në krahët e mbrojtjes. Mendoj se këta lojtarë që kemi blerë do të bëjnë mirë në vazhdim.

Pse nuk presionuat më shumë pas golit?

Nuk mendoj që duhet të presiononim. Goli i dytë erdhi si pasojë e një gabimi që mund të ndodhë kujtdo. Nuk mendoj se goli ishte si pasojë e tërheqjes, por janë gabime njerëzore që ndodhin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"