Gjoka analizë me kritika ndaj lojtarëve të tij, Marku e Atsina të dëmtuar për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 18:38

Gjoka analizë me kritika ndaj lojtarëve të tij, Marku e Atsina të dëmtuar për Tiranën

Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një orë analizë para seancës së djeshme stërvitore, e cila ishte e përqendruar te ndeshja e radhës që do të luhet nesër ndaj Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Si zakonisht, stafi teknik ka zhvilluar një analizë ku dhe është ndalur te humbja me Flamurtarin.

gjoka vllaznia

Nga sa mësohet, ndryshe nga herët e tjera, tekniku Gjoka ka qenë shumë më kritik ndaj të tijve, duke forcuar edhe tonet. Një gjë normale kjo, duke parë edhe situatën ku ndodhet ekipi. Ai ka kërkuar një impenjim nga të gjithë, si dhe ka përsëritur faktin se duhen shmangur gabimet që, sipas teknikut, kanë qenë të njëjta në ndeshjet e fundit. Pas analizës, ka startuar edhe stërvitja e parë për ndeshjen ndaj bardhebluve.

Vllaznia

Ajo që ka rënë në sy kanë qenë dy mungesat e dy prej lojtarëve titullarë të ekipit, Antonio Marku e ganezit të sulmit, Çarls Atsina. Marku është dëmtuar në takimin me Flamurtarin në nofullën e poshtme, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tij. Ndërsa Atsinës i janë shfaqur sërish probleme. Të dy futbollistët nuk do të jenë në fushë në takimin ndaj Tiranës.

A.Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"