Gjobë nga UEFA për nacionalizëm, Laçi presion tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 11:00

Gjobë nga UEFA për nacionalizëm, Laçi presion tifozëve

Klubi i Laçi është gjobitur nga UEFA për sende të hedhura në fushë nga tifozëria bardhezi, por edhe me pretendimin se ka pasur thirrje nacionaliste të spikerit të ndeshjes. Ndërkohë, klubi kurbinas u ka bërë thirrje tifozëve të vet që të mos dëmtojnë më skuadrën me sjellje antisportive dhe t’u japin fund hedhjes së sendeve në fushë, pasi në rast të kundërt do të ketë penalizim të individëve të veçantë që prishin atmosferën dhe penalizojnë klubin me gjoba.

laci

“Lutemi në mirëkuptimin tuaj dhe shpresojmë të mos përsëriten më këto veprime. Ekipi ynë flet në fushë dhe jo me sende (shishe, gota, çakmakë). Në rast të përsëritura, klubi do të marrë masë ndaj individëve që dëmtojnë imazhin dhe historinë e klubit tonë”, shkruhej dje në faqen e Laçit në “Instagram”.

laci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"