“Gjobat e UEFA-s janë si një kafe për Naserin”, Tebas sulmon sërish PSG-në: Nuk njohin kufij, duhet të ndëshkohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2022 | 12:28

“Gjobat e UEFA-s janë si një kafe për Naserin”, Tebas sulmon sërish PSG-në: Nuk njohin kufij, duhet të ndëshkohen

Presidenti i ligës spanjolle të futbollit Havier Tebas vazhdon betejën kundër PSG-së Në një intervistë për L’Equipe, ai ka folur për rinovimin e Mbape-s dhe rregullat e Fair Play-it financiar të anashkaluara edhe një herë nga Naser al Kelaif.

16558930705835

“Ne e dinim që PSG do të duhej të paguante shumë para për të mbajtur Mbape. PSG dhe Al Kelaif kanë treguar se paratë nuk janë problemi i tyre. Nëse do të ishte e nevojshme t’i jepeshin edhe 200 milionë të tjera lojtarit, ata do t’i jepnin. Megjithatë, sipas rregullave aktuale është e pamundur që PSG t’i përballojë ato shpenzime. Në gjashtë apo shtatë sezonet e fundit, PSG ka shprenzuar 1 miliard euro duke falsifikuar kështu ekosistemin e futbollit evropian. Si mund të konkurrojnë klubet e tjera me dikë që shprenzon 1 miliard euro? Është e komplikuar”, ka thënë Tebas.

Ndër të tjera ai foli edhe për marrëdhëniet e klubit parizien me UEFA-n.

“Nuk mund ta shpjegoj dot, e kemi denoncuar këtë situatë. Rregullat duhet të zbatohen në mënyrë më efektive. UEFA gjobit PSG-në me 10 milionë ndërsa për Naserin është si të pish një kafe! Dënimet duhet të jenë bindëse dhe gjithashtu të prekin lojtarët. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë kështu”, përfundoi presidenti i La Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"