“Gjithmonë kam fituar ndaj Tiranës” Duro: Më ‘ngroh’ loja e Kukësit, në derbi do bëj tifo për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 21:00

“Gjithmonë kam fituar ndaj Tiranës” Duro: Më ‘ngroh’ loja e Kukësit, në derbi do bëj tifo për…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, e pranoi se loja ndaj Tiranës e kënaq, madje edhe më shumë se fitorja me 3 gola dhe me përmbysje.

shpetim duro

Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Duro u shpreh se i kishte kërkuar ekipit që të vazhdonte bilancin e tij personal pozitiv ndaj Tiranës, ndërsa theksoi se edhe në derbi, do bëjë tifo për Partizanin, pavarësisht se gjenden para tyre në klasifikim.

Pse një stepje në minutat e para te Kukësi?

Ishte një moment jo vigjilent, që pësuam golin, por e kaluam. Pjesët e para hyjmë me vonesë në lojë. Presioni për objektivat ndikojnë.

Skuadra ka ardhur në rritje. A është ky maksimumi?

Është hera e parë që ekipi ka qenë i plotë. Ishim që javën që kaloi me Bylisin, por ky dy javë na ndihmoi që lojtarët si Shkurtaj, Limaj, Ethemi apo Musta, të rikuperohen dhe ta marrin të plotë stërvitjen. Kanë qenë me pak stërvitje. Sot çdo gjë shkoi pozitive.

Skuadra u automatizua pas 20 minutash. Mesfusha nuk po bënte lidhjen e mbrojtjes me sulmin. Edhe mentaliteti është i lartë, kur kthen një rezultat me 3 gola…

Për kampion, e kam thënë që jemi herët, dhe kampionati është interesant. Sot jam i mendimit se ka qenë ndeshja më e mirë sot, ia thashë dhe çunave. Po të shohim lojën, kemi qenë dominues. Tirana ishte e strukur, dhe ne morëm dominimin e lojës. Edhe ndryshimet bënë efektin e tyre. Më tepër u gëzuam nga mënyra e lojës, se sa nga rezultati.

A mund të përmirësohet ekipi duke mos lënë pikë me të voglat?

Përsëri do kemi vështirësi edhe me ekipet e vogla, por kryesore është fusha jonë, që nuk luajmë krah tifozëve tanë. Të luash 2 herë në Lushnjë, një herë në Shkodër apo Elbasan, pa tifozë, është një element i rëndësishëm. Dëgjoja edhe unë tifozët e Tiranës në stadium, 4-5 kuksianë. Ky është një element me rëndësi në përkrahjen e skuadrës. Nuk dua të kaloj në eufori. Do kemi probleme edhe me skuadrat dytësore. Do luftojmë deri në fund për objektivat

Do bëni tifo për Tiranën në derbi?

Për Tiranën nuk ka shans që të bëj tifo. Nuk është sekret, jam lindur e rritur te Partizani, edhe pse drejtor Kukësin. Jam gjithmonë me Partizanin. Sot i kërkova çunave që të mos më prishin bilancin me Tiranën, përherë kam dal triumfues ndaj tyre.

20 minutat e para, mbrojtja zbriste shumë poshtë. Kur pësuat, u rregulluat. Çfarë mund të bëni më mirë në mbrojtje?

Goli i Tiranës u shënua në minutën e 10-të, në ato minuta me përjashtim të golit, patëm një studim të kundërshtarit. Pas golit, morëm frenat e lojës. Dy mbrojtësit e krahut nuk po dilnin në krah, dhe ia theksova që të dalin sa më shumë, sepse e vendosin Tiranën në vështirësi. Mesi i fushës qarkulloi mirë topin. Tirana mund të fitonte edhe 1-0, futbolli është i çuditshëm, por prisja që të shënonim, sepse Tirana vetëm po priste. Nuk e kam parë ndonjëherë kështu. Ndoshta kjo situatë që ka kaluar ka ndikimet e veta.

Treshja në sulm ka kualitet, por janë me fragmente…

Kanë vrapuar shumë sot. E kam thënë dhe më parë, Abazaj ka ardhur në javën e katërt, pa fazë përgatitore. Jep një kontribut të madh, por pres rritje të lojës së tij. Gavazaj ka pasur oshilacione. Mungesa e lojës vjet ka ndikimin e vet, por sot ka luajtur mirë. Shkurtajt i dihen vlerat, është në disa momente pasiv, por shfaqet rrezikshëm te kundërshtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"