Gjithmonë i akuzuar për aksidentet, Verstapen shpërthen ndaj mediave: Nuk kam pse ndryshoj stilin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 16:57

Gjithmonë i akuzuar për aksidentet, Verstapen shpërthen ndaj mediave: Nuk kam pse ndryshoj stilin tim

Piloti i Red Bull, Maks Vershtapen, nuk përmbahet dhe shpërthen kundër gazetarëve në Montreal para garës për “Çmimin e Madh të Kanadasë”. Atij nuk i kanë pëlqyer pyetjet që i kanë drejtuar gazetarët, ku i evidentonin faktin se ai ka qenë shkaktar i shumë aksidenteve.

maks verstapen

Talenti i Red Bull, shumë i nervozuar, u shpreh: “Gjithmonë më akuzoni për të njëjtën gjë dhe herën tjetër e keni ju radhën për t’iu përplasur dhe për t’iu goditur. Unë nuk kam arsye përse duhet të ndryshoj stilin tim të pilotimit, edhe pse sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për mua. Më keni kritikuar shumë, por unë jam gati për të triumfuar në çdo garë dhe këtë herë në Kanada besoj se do arrij suksesin e parë sezonal”, deklaroi holandezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"