“Gjithçka shkoi siç e kishim menduar”, Flik: Kutinjo është një magjistar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 14:14

“Gjithçka shkoi siç e kishim menduar”, Flik: Kutinjo është një magjistar

Hansi Flik është një nga personat që ka ndikuar direkt në formën e mirë që po kalon braziliani Felipe Kutinjo.Flik2

Pasi erdhi si zëvendësues i Niko Kovaçit, Flik shihet gjithashtu si kandidati kryesor për të qëndruar deri në fund të sezonit në krye të kampionëve. “Ishte një ndeshje shumë e mirë nga skuadra. Gjithçka shkoi ashtu siç e kishim menduar.

Lojtarët nuk u ndikuan nga goli i parë dhe besuan te fitorja. Dy golat e shpejtë në fund të pjesës së parë na dhanë mundësi për të bërë një pjesë të dytë edhe më të mirë, – tha Flik.

Kutinjo? Ajo çfarë bëri ai është thjesht fantastike. Një magjistar me topin. Por edhe Leva me Mylerin bënë një ndeshje perfekte. Skuadra po funksionon mirë dhe fakti që të gjithë luajnë për të ndihmuar njëri-tjetrin në fushën e lojës, më kënaq. E ardhmja? Do të ulem me drejtuesit pas ndeshjes së fundit në Volfsburg”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"