“Gjithçka shkoi kundër nesh sot”, flet Klop: VAR-i tregoi të gjitha problemet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 21:02

“Gjithçka shkoi kundër nesh sot”, flet Klop: VAR-i tregoi të gjitha problemet…

Junajtid dhe Liverpul e mbyllën në një barazim 1-1, derbin e luajtur ditën e sotme mes tyre.

0_Screen-Shot-2019-10-20-at-185300

Rashford shënoi për Junajtid, ndërsa Lalana ka barazuar për Liverpulin. VAR mund të themi se ishte protagonist i kësaj ndeshje, pasi anuloj një gol të Liverpulit dhe akordoi si të rregullt golin e Rashfordit, vendime që nuk kanë kënaqur Klopin.

Gjermani ka folur pas ndeshjes për “Sky Sport”, duke dhënë mendimin e tij për këtë ndeshje.

“Rezultati ishte i mirë, nuk ishte ajo që donim para ndeshjes, por mënyra se si u zhvillua, unë ndjej se duhet të jemi të lumtur. Ne patëm momente të mira në pjesën e dytë, por nuk më pëlqeu gjysma e parë, sepse ne i dhamë atyre mundësinë për të bërë atë që ata donin. Ne i lejuam ata të ishin agresivë dhe të fitonin duele kudo”, shprehet Klop.

Më tej ai shton: “Ata ishin më të mirë se ne dhe mbrojtën mirë, por  shënuan një gol që tregon të gjitha problemet  VAR-it. Atkinson lejoi që ndeshja të zhvillohej sepse ky është protokolli i VAR, dhe VAR tregon se kishte kontakt dhe ishte një faull. Pothuajse gjithçka shkoi kundër nesh sot, por ne nuk humbëm. Ne e merituam pikën, 100 %.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"