Gjithçka gati, Mançester Junajtid gjen akordin me mbrojtësin e Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 20:29

Gjithçka gati, Mançester Junajtid gjen akordin me mbrojtësin e Real Madrid

Rafael Varane është goditja e radhës e Mançester Junajtid, pasi “djajtë e kuq” po bëhen gati për zyrtarizmin e firmës së mbrojtësit francez të Real Madrid. Nga Anglia raportojnë se gjithçka është mbyllur dhe vetëm vizitat mjekësore ndajnë praktikisht nga firma.

dt.common.streams.StreamServer

Pas Xhedon Sanço që përforcoi sulmin, Mançester ka afruar një yll që do të përforcojë prapavijën. Akordi mes palëve është gjetur me një pagesë prej 50 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, i cili i afrohej fundit të kontratës së tij te Reali dhe nuk kishte ndër mend të firmosë rinovimin atje.

Futbollisti ka gjetur dhe akordin personal me atë që do të jetë klubi i tij i ardhshëm dhe brenda 48 orësh pritet të kryejë të gjithë vizitat mjekësore dhe të udhëtojë drejt Mançesterit për të zyrtarizuar firmën e tij në kontratë. Të dy klubet e mbyllin këtë marrëveshje të kënaqur, pasi Reali përfiton një shumë të konsiderueshme për një lojtar në fund të kontratës, ndërsa Mançesteri gjen një partner të besueshëm për ta rreshtuar përkrah Meguajër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"