Gjithçka e zbehtë për Mesin tek Barcelona, sulmuesi i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 17:03

Gjithçka e zbehtë për Mesin tek Barcelona, sulmuesi i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit në stërvitje

Leo Mesi edhe pse shprehu hapur dëshirën për t’u larguar nga Barcelona nuk arriti t’a bënte këtë gjë. Problem u bë klauzola, dhe argjentinasi nuk deshi të shkone në gjyq me ekipin e tij të zemrës.

Barca Mesi

Edhe pas qëndrimit të Mesit, situata nuk duket shumë e ngrohtë, të paktën për sulmuesin. Në disa pamje të publikuara nga “El Chiringuito”, shihet Mesi disi i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës teksa janë në stërvitje.

Argjentinasi nuk ka marrëdhënie shumë të mira as me trajnerin Kuman, me të dy që kanë bërë një bisedë disi të acaruar në fillim të sagës së largimit të sulmuesit nga ekipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"