Gjithçka e lirë, për tifozët s’ka asnjë plan. Fansat konsiderohen të panevojshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 20:26

Gjithçka e lirë, për tifozët s’ka asnjë plan. Fansat konsiderohen të panevojshëm

Në asnjë vend të Europës nuk janë hapur stadiumet që të ketë prani të lirë të tifozëve si më parë për të ndjekur ndeshjet. Mirëpo, ndryshe nga Shqipëria, të paktën minimalisht diskutohet kudo. Shqipëria në këtë rast, ka një avantazh. Çfarë? Në 90% të ndeshjeve, nuk i mbush stadiumet plot. Pjesëmarrja e tifozëve në shkallët e stadiumit, në shumë raste është minimale fare sa në përqindje me impiantin ku luhet nuk shkon as në masën 20% të kapacitetit të përgjithshëm.
unnamed
Jo vetëm kaq, por “non sensi” në këtë situatë është që në vendin tonë është hapur çdo aktivitet tjetër publik me prani masive të njerëzve, edhe në ambiente të mbyllura. Lejohen linjat e autobusëve, lejohen fasoneritë me prani të lartë njerëzish në ambiente të mbyllura, lejohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin. Lejohet praktikisht… gjithçka. Vetëm në stadiume, ku është ajër i pastër, ambient i hapur dhe ku ekziston mundësia edhe e përcaktimit të hapësirave në bazë të stolave, nuk është marrë asnjëherë në shqyrtim dhe konsideratë.

Minimalisht, pse nuk diskutohet për këtë? Pra, edhe nëse është e pamundur, tani, mund të bëhet në tetor, nëntor apo cilindo muaj… Vallë, kaq të panevojshëm janë tifozët në Shqipëri?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"