Gjimshiti tregon pendesën për Avelinon: Çfarë dua unë këtu?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 12:37

Gjimshiti tregon pendesën për Avelinon: Çfarë dua unë këtu?!

Berat Gjimshiti është njeriu i momentit tek Avelino. Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në Serinë B. I ftuar në një nga emisionet sportive në Itali, shqiptari ka rrëfyer kalimin e tij në këtë skuadër.

gjimshiti

“Në fillim, dy javët e para, u bëra pishman që u transferova tek Avelino. Mendova: ‘Çfarë dua unë në këtë ekip’. Mirëpo, kur trajneri Novelino erdhi dhe filloi të ndërtonte ekipin nga mbrojtja, atëherë mendova që kam zgjedhur të duhurin.

Trajneri na ka perfeksionuar në repartin tonë (në mbrojtje), pasi sulmi fillon pikërisht duke mos pësuar gola. Kam mësuar shumë dhe për momentin ndihem mirë. Të ardhmes nuk i dihet, pasi kontrata më mban të lidhur me Atalantën dhe në fund të sezonit më mbaron huazimi këtu”, ka deklaruar Gjimshiti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"