Gjimshiti titullar dhe Berisha në stol, Atalanta marshon në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 22:04

Gjimshiti titullar dhe Berisha në stol, Atalanta marshon në Ligën e Europës

Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit ka triumfuar në shtëpi përballë izraelitëve të Hapoel Haifa, me rezultatin 2-0. Pas triumfit 1-4 në transfertë, ndeshja e kthimit dukej thjesht një formalitet.

atalanta

Trajneri Gasperini i ka habitur të gjithë teksa ka aktivizuar si titullar mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti, ndërkohë që Berisha vazhdon të ngrohë stolin.

gjimshiti

Golat për Atalantën i shënoi Zapata dhe Kornelius, që të dy në pjesën e dytë. Gjimshti luajti për 90 minuta, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Edhe pse për mbrojtësin shqiptar, është folur shumë për një largim të mundshëm, aktivizimi në sfidën e sotme, duket se ka rikthyer shpresat për të qëndruar.

berisha-gasperini

Për sa i përket portierit Berisha, ky ishte takimi i dytë radhazi që ai qëndroi në stol dhe nuk u preferua nga Gasperini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"