Gjimshiti pritet titullar ndaj Sitit, qendërmbrojtësi kuqezi gati të sfidojë Guardiolën në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 11:53

Gjimshiti pritet titullar ndaj Sitit, qendërmbrojtësi kuqezi gati të sfidojë Guardiolën në Champions

Rikthehen netët euro piane për Atalantën, që sot do të kërkojë pikët e para në Champions në sfidën e tretë të Grupit D kundër Mançester Sitit. Do të jetë një detyrë e vështirë për skuadrën e Gasperinit, sepse përballë është skuadra e Pep Guardiolës.

Atalanata

Për më tepër, zikaltrit vijnë me probleme të mëdha në repartin e prapavijës, i cili nuk do të mund të besojë te Simo Kjaer dhe Hoze Palomino. I pari është bllokuar për shkak të një problemi muskulor, ndërsa argjentinasi gjatë stërvitjes së të dielës ndjeu gjithashtu një shqetësim në muskulin e pulpës së majtë. Që të dy nuk udhëtuan me skuadrën në Mançester dhe qëndruan në “Zingonia” për të ndjekur terapinë e riaftësimit.

Ende nuk dihen se cilat do të jenë kohët e rikuperimit. Prandaj për ndeshjen e sotme, bergamaskët kanë në dispozicion vetëm katër mbrojtës roli: Toloi, Mazielo, Gjimshiti dhe Ibanez si e vetmja alternativë. Pas mungesës në ndeshjen kundër Lacios në “Olimpico”, qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet titullar sot në “Etihad”. Problemet në mbrojtje i shtohen edhe mungesës së bomberit Duvan Zapata në sulm.

Gjimshiti22

Prandaj për të marrë pikët e para europiane të skuadrës italiane në Champions, do të duhet një sprovë e jashtëza konshme në shtëpinë e kampionëve të Anglisë, një prej favoriteve për të fituar kompeticionin. Por skuadra e Gasperinit nuk do të hyjë në fushë e dorëzuar, por do të provojë shanset e saj. A do të festojë Gjimshiti në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij në Europë?

sgssgg

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"