Gjimshiti në dyshim për vendin e titullarit kundër Romës, në stadium edhe Panuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 12:30

Gjimshiti në dyshim për vendin e titullarit kundër Romës, në stadium edhe Panuçi

Roma-Atalanta do të jetë ndeshja e mbrëmjes së sotme, e cila do të mbyllë javën e dytë të Serisë A, me duelin në “Olimpiko” që pritet të mos jetë shumë i qetë, duke parë edhe lëvizjen e bërë dje nga klubi verdhekuq. Kryeqytetasit kanë vendosur që të gjejnë dhe të formalizojnë gjatë gjithë ditës së djeshme akordin që do të shohë Kevin Strotmanin të largohet nga Roma.

berat gjimshiti

Mesfushori holandez, një ndër beniaminët e tifozërisë, është shitur te skuadra franceze e Marsejës, për vlerën e 25 milionë eurove, plus një serie bonusesh, një vendim ky që ka irrituar ultrasit verdhekuq. Shitja e Strotmanit është konfirmuar edhe nga vetë lëvizja e bërë dje në mbrëmjen e vonë, kur “tulipani” ka lënë grumbullimin e skuadrës dhe sot do të jetë në Marsejë, për të kryer vizitat mjekësore.

ATALANTA PA SHQIPTARËT – Atalanta, e cila e ka nisur mjaft mirë Serinë A sivjet, me një sukses 4-0 ndaj Frozinones, në transfertën kundër Romës, do të ketë përsëri në stol Etrit Berishën, ndërsa në dyshim mbetet prezenca apo jo e Gjimshitit në qendër të mbrojtjes. Në sfidën e “Olimpico”-s, për mediat italiane, ka konfirmuar se do të jetë në stadium, edhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili me siguri do vëzhgojë përformancën e shqiptarit, në rast se do të ketë minuta, për një repart me shumë probleme, në vigjilje të Ligës së Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"