Gjimshiti më i miri në fushë për Atalantën, paraqitje dinjitoze edhe për Asllanin/ Zbuloni notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 0:17

Gjimshiti më i miri në fushë për Atalantën, paraqitje dinjitoze edhe për Asllanin/ Zbuloni notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë

Interi arriti të siguronte një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, teksa mposhti Atalantën me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në “San Siro” falë golit të shënuar nga Darmian në pjesën e dytë, në një ndeshje mjaft të luftuar, dhe që u zgjidh nga një episod.

asllani dhe gjimshiti

Rreth 20 minuta në fushë për Kristjan Asllanin, që mori vendin e Çalhanoglu në të 72-tën, ndërsa në radhët e Atalantës Berat Gjimshiti u aktivizua titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund. Mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur lojtari me notën më të lartë te Atalanta, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Sofa Gjimi

Gjimshiti vlerësohet me notën 7.3, teksa fitoi 5 nga 6 duelet me kundërshtarët. Gjithashtu mbrojtësi shqiptar arriti të spastronte plot 7 herë zonën.

Sofa Asllani

Paraqitje dinjitoze edhe për Asllanin. Edhe pse pak minuta në fushë, mesfushori i talentuar u vlerësua me notën 6.6, ku realizoi 7 nga 8 pasime të sakta. Asllani e preku 11 herë topin, ndërkohë që në fitoi 1 duel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"