Gjimshiti “mbreti i ajrit”, lë pas në renditje Varanin dhe mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 18:21

Gjimshiti “mbreti i ajrit”, lë pas në renditje Varanin dhe mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Berat Gjimshiti është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Atalanta, teksa vazhdon të shkëlqejë në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampioneve.

gjimshiti

Mbrojtësi shqiptar, pa frikë mund të quhet edhe si mbreti i ajrit. Këtë nuk e themi ne, por e thonë statistikat. “CIES” ka publikuar një raport të ri sa i përket 100 lojtarëve në 10 kampionatet më të forta të Europës, që kanë fituar duelet ajrore. Të dhënat i përkasin sezonit aktual dhe ati të kaluar.

Në krye qëndron mbrojtësi i Çelsit, Kurt Zuma, teksa menjëherë pas tij vjen Gjimshiti i cili ka arritur të fitojë 22 duel nga 23 përpjekje. Ajo që bie në sy, është se pas tij në renditje qëndrojnë emra të njohur si mbrojtësi i Realit, Rafael Varan, por edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Herri Meguajër.

Berat Gjimshiti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"