Gjilani përmbys Feronikelin, Llapi shkatërron Trepçën. Ja rezultatet në Superligën kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 16:07

Gjilani përmbys Feronikelin, Llapi shkatërron Trepçën. Ja rezultatet në Superligën kosovare

Ditën e sotme janë zhvilluar tre ndeshje në Superligën e Kosovës,  të vlefshme për xhiron e dhjetë.Gjilani-Gre-696x464

Gjilani ka mposhtur Feronikelin me rezultatin 1-2, duke u renditur kështu në vendin e parë me 21 pikë. Goli i shënuar nga Zhan Karioka në minutën e 73’ nuk i mjaftoi Feronikelit, të cilët u përmbysën nga skuadra e Mezanit, me golat e Franc Veliut në minutën e 81’ dhe Ylber Kastratit në minutën e 84’.

Llapi ka shkatërruar Trepça 89, me rezulatatin e thellë 4-1. Skuadra nga Mitrovica kaloi e para në avantazh, teksa gjetën golin që në minutën e parë me Jasharin. Por, pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, te cilët shënuan 4 herë, me Ismanin në minutën e 66’ dhe 77’, Eminin në minutën e 71’ dhe Hysenin në minutën e 87’.

Dukagjini ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Vushtrrinë, e cila tashmë renditet në vendin e fundit me 6 pikë.

TABELA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"