Gjilani i Mezanit ndez garën për titullin me fitoren në derbi, Ballkani ndalet nga Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 20:00

Gjilani i Mezanit ndez garën për titullin me fitoren në derbi, Ballkani ndalet nga Prishtina

Lufta për titullin kampion në Kosovës ka marrë një drejtim të papritur dy ndeshjet nga përfundimi i sezonit.

110164722_682419355677417_2598585767461780330_o
Liderët e kampionatit Drita u mposhtën në derbi nga Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani me rezultatin 0-2. Sebino Plaku realizoi golin e parë, ndërsa Gerhard Progni asistoi golin e dytë.

Pretendentët e tjerë për titullin, Ballkani nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 me Prishtunën.

Sfida Trepça ’89-Llapi rezultoi sfida më e bukur e ditës së sotme në IPKO Superliga. “Minatorët” përmbysën takimin në 8 minutat e fundit shtesë duke triumfuar me rezultatin 5-4.

Dy ndeshjet e ardhshme do të vendosin përfundimisht kampionin e këtij sezoni. Drita dhe Gjilani do të përballen secila me Ballkanin në dy ndeshjet e radhës.

Kampionati në Kosovë dëshmon sërish konkurencën e fortë mes skuadrave dhe vendosmërinë për të luftuar deri në fund.

Rezultatet plota të ditës së sotme në kampionatin e Kosovës janë:

Drenica-Vushtria 2-1

Drita-Gjilani 0-2

Ballkani-Prishtina 2-2

Ferizaj-Dukagjini 0-4

Flamurtari-Feronikeli 1-0

Trepça ’89-Llapi 5-4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"