Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe, Flamurtari triumfon ndaj Llapit. Drita zhgënjen me Trepçën, ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 14:58

Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe, Flamurtari triumfon ndaj Llapit. Drita zhgënjen me Trepçën, ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet ne Ipko-Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 17-të në këtë kampionat.auto_11111575208383

Gjilani dhe Prishtina janë ndarë në paqe, duke barazuar me rezultatin 0-0. Një ndeshje e luftuar kjo nga të dyja ekipet, të cilat nuk ia dolën të shënojnë të paktën një gol. Pas kësaj ndeshje Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e 4-t me 31 pikë.

Ndërkohë Flamurtari ka mposhtur me shifrat e thella 1-4 Llapin në transfertë, në një ndeshje që u dominua nga miqtë. Begolli me dy gola në minutat e 28’ dhe 74’, Kelmendi ne minutën e 33’ dhe Krasniqi në minutën e 92’, e bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Hyseni në fundin e ndeshjes.auto_Llai1575203311

Trepça 89 ka surprizuar Dritën ditën e sotme, teksa e ka mposhtu ne Mitrovicë, me rezultatin 3-1. Ishte Emini që hapi serinë e golave ne minutën e 17’, përpara se Ardjan Cuculi të shënonte një autogol. Ne minutën e 53’, Jashari shënoi përsëri për Trepçën, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e trefishtë, ndërsa për Dritën shënoi Xhilberto në minutën e 64’.KOS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"