Gjilani dhe Ballkani ngecin në barazim, ja renditja në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 15:13

Gjilani dhe Ballkani ngecin në barazim, ja renditja në kampionatin kosovar

Kanë përfunduar dy sfidat e vlefshme për javën e 15-të, në kampionatin kosovar. Gjilani me Drenicën kanë marrë nga një pikë në sfidën mes tyre, ashtu siç kanë bërë dhe Trepça me Ballkanin.

gjilani

Gjilani edhe pse kaloi në avantazh në minutën e 39-të të takimit me penalltinë e kthyer në gol nga Hajdari, nuk kanë mundur të dal me tre pikët nga kjo sfidë, pasi u barazuan në minutën e 71-të, në sfidën që përfundoi 1-1.

Ndërkaq Trepça dhe Ballkani kanë bërë “paqe” dhe e kanë mbyllur sfidën e tyre në barazim pa gola.

Kështu Gjilani dhe Ballkani vazhdojnë të ndajnë vendin e parë, me nga 31 pikë, duke mos përfituar asnjëra nga hapat fals të njëra-tjetrës.

RENDITJA

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"