Shpëtim Gjika tregon planin me 4 pika: Flamurtari ringrihet vetëm duke…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 12:56

Shpëtim Gjika tregon planin me 4 pika: Flamurtari ringrihet vetëm duke…

Shpëtim Gjika, ish-kryetari i Bashkisë në Vlorë, ka publikuar disa foto të Flamurtarit të disa viteve më parë. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ish-kryetari i bashkisë dhe njëkohësisht presidenti i klubit vlonjat, tregon edhe rrugën që u ndoq, duke lënë të kuptohet se duhet një strategji e mirëmenduar për të ardhmen.

Gjika

Menjëherë pas publikimit të statusit, nisin diksutimet, ku ndër më aktivët është edhe ish-deputeti i Vlorës, Eltar Deda.

Ja çfarë shkruan Gjika:

Nga cikli:
Kur punët bëhen me projekte, strategji dhe dashuri, edhe pse mund ta nisësh nga zero, rezultati nuk vonon ????

Ketu jemi ne 2004 kur u zhvillua Asambleja dhe Flamurtarin e mori Bashkia!
Ishim ne kategori te pare, pa infrastrukture, dhe sic e shikon pas dy vjetesh u rikthyem fuqishem!
Shef klubi ishte Sokol Kushta, por drejtor per riorganizimin e klubit ne 2005 erdhi Perparim Lushaj!

Si drejtor i ekipit, Perparim Lushaj hodhi themelet e rifunksionimit te klubit duke u rikthyer ne Superlige!

Ilir Metaj, si shef, e ndertoi institucionalisht klubin, u permiresua ndjeshem infrastruktura dhe u masivizua publiku!

Erdhi koha per cilesi sportive, dhe per kete arsye erdhi Geri Çipi si shef, duke e modernizuar klubin me pervojen e tij nderkombetare!
Dmth kemi patur strategji te ndare ne 4 faza!
1.rindertimin e klubit flamurtari dhe permiresimin e infrastruktures!

2.modernizimin e institucionit, infrastruktures dhe akademise!

3.synimin e cilesise dhe titujve apo p/marrjes ne aktivitetet nderkombetare!

4.pergatitja ligjore per privatizimin e klubit Flamurtari!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"