Gjika: Arbitrat vënë syze saldatori kur luan Flamurtari…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 21:12

Gjika: Arbitrat vënë syze saldatori kur luan Flamurtari…

Ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika ka reaguar nëpërmjet një postimi thumbues në faqen e “Facebook”-t për padrejtësitë e njëpasnjëshme që po i bëhen skuadrës vlonjate nga gjyqtarët.

Gjika

Arbitrat venë syze saldatori kur sulmon Flamurtari, ka ironizuar mes të tjerave ish-presidenti.

POSTIMI I GJIKËS

“Flamurtari, me këto gjykime skandaloze që po i bëjnë i duhet të shënojë më shumë se një gol për ta fituar ndeshjen ✌️!
Nuk janë dakort gjyqtarët me fitore 1-0 !
Sepse gjyqtarët një penallti kundër Flamurtarit e kanë në xhep dhe ne birbil !
Se për të dhënë ndonjë penallti për Flamurtarin,( vetëm sot ishin dy të tilla sade fare), as që bëhet fjalë !
Nuk kanë faj gjyqtarët e shkretë, sepse ose i vret dielli sytë, ose kur sulmon Flamurtari vendosin syze saldatori !

 

Shpetim Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"