Gjigantët e Premier Ligës humbasin garën për “Halandin e ri”, sulmuesi i talentuar zyrtarizohet te klubi gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 12:31

Gjigantët e Premier Ligës humbasin garën për “Halandin e ri”, sulmuesi i talentuar zyrtarizohet te klubi gjerman

Sulmuesi i talentuar nga Sllovenia, Benxhamin Sheshko, është transferuar te RB Lajpcig dhe do të bëhet pjesë e gjermanëve vitin e ardhshëm, pasi do të luajë si i huazuar gjatë këtij sezoni te Salcburgu.

sesko

19-vjeçari, i cili u quajt si “Halandi i ri” nga mediat, ishte në radarët e klubeve të mëdha nga Premier Liga, si Liverpul, Çelsi dhe Mançester Junajtid, por duket se të gjitha e humbën garën për shërbimet e tij.

Sheshko ka firmosur me Lajpcigun deri në vitin 2028, ndërsa klubi gjerman në orët në vijim pritet të njoftojë dhe transferimin e Timo Vernerit nga Çelsi.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"