Gjigandi i Premier Ligës bën një tjetër tentativë për Onanën, ja shuma që kërkojnë zikaltërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 15:05

Gjigandi i Premier Ligës bën një tjetër tentativë për Onanën, ja shuma që kërkojnë zikaltërit

Mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Çelsit vazhdojnë të zhvillohen negociata që përfshijnë transferimet e mundshme në aksin Londër-Milano. Me Lukakun që do të kthehet te blutë në qershor për të vendosur më pas për të ardhmen, një tjetër temë e nxehtë vazhdon të jetë Andre Onana.

ONANA

Pak javë më parë Marota e largoi nga merkatoja portierin, gjithmonë për momentin, me Çelsin që ka trokitur edhe një herë me të njëjtin propozim për Interin. Londinezët u kanë propozuar zikaltërve një shumë parash dhe kartonin e portierit të tyre, Kepa Arrizabalaga, në këmbim të kamerunasit.

Spanjolli, ama, nuk është në preferencat e milanezëve, të cilët e kanë refuzuar edhe një herë ofertën e Çelsit. Pavarësisht tentativave të ishullorëve për ta përfshirë lojtarin në operacion, tek Interi kanë qenë të prerë në përgjigjen e tyre.

Marota dhe Auzilio pranojnë vetëm 40-50 milionë euro në këmbim të Onanës dhe në rast largimi të 27-vjeçarit, alternativa e parë për ta zëvendësuar është Gulielmo Vikario, portieri i Empolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"