Gjigandët zbresin në ring, Klitçko kërkon të marrë “revanshin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 17:23

Gjigandët zbresin në ring, Klitçko kërkon të marrë “revanshin”

Është ky viti në të cilin pritet të zhvillohet ndeshja midis dy emrave të mëdhenj të boksit botëror. Dhe kur ring zbresin dy figura tashmë në një moshë relativisht të madhe ndeshja bëhet akoma edhe më e bukur.

boksuuuu

Vitali Kliçko dhe Lenoks Luis pritet që të bëjnë duelin e tyre midis 30 shtatorit dhe 5 tetorit të këtij viti. Në vitin 2003 ishte Lenoks ai i cili pas 6 raundeve hodhi me KO Vitalin. Tani ukrainasi pritet të marrë revanshin pikërisht në vendin e tij. Ndeshja do të bëhet në Kiev dhe pritet që të ketë një numër rekord biletash të shitura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"