Gjici ultimatum skuadrës, me Tiranën testi final

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 11:52

Gjici ultimatum skuadrës, me Tiranën testi final

Kukësi humbi në Vlorë, në një takim mjaft interesant, ku vlonjatët mbas 5 vitesh në kampionat thyen tabunë “Kukësi”. Duke qenë se presidenti Gjici ka pasur një gëzim familjar, nuk ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme, por kjo nuk do të thotë se është kënaqur me humbjen në Vlorë.

gjici

Gazeta mëson se kreu i klubit ua ka bërë me dije vartësve të tij që ndeshja me Tiranën është testi final, e mbas tij nuk do falë më askënd, përfshirë edhe drejtuesit e klubit. Tri pikët ndaj Tiranës janë “ilaçi” më i mirë për këtë nisje të keqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"