Gjici u vendos kushte lojtarëve, ja kur do të shpërndahen rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 11:29

Gjici u vendos kushte lojtarëve, ja kur do të shpërndahen rrogat

Një fitore ndaj Partizanit do t’i shërbente shumë skuadrës së Kukësit për t’iu afruar sa më shumë vendit të dytë në klasifikim, duke shpresuar edhe te ndonjë hap fals i Flamurtarit.

kukesii

Dhe si për të vendosur pak para përgjegjësisë futbollistët e tij, presidenti Gjici ka vendosur që rrogat për skuadrën e tij të shpërndahen pikërisht pas kësaj ndeshjeje, ku duhet të arrihet edhe objektivi.

Kështu që lojtarët do të kenë një stimul më shumë për të dhënë maksimumin në fushë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri, pasi presidenti i kampionëve edhe në të kaluarën ka bërë surpriza për lojtarët, duke dhënë urdhër që ata të paguhen para ndeshjeve të rëndësishme, me synim motivimin.

Gjici

Kështu që do të mbetet për t’u parë se cilën rrugë do të zgjedhë këtë herë Gjici për të mbajtur në tonus skuadrën e tij. Nga ana ë tyre, lojtarët kanë premtuar se do të bëjnë më të mirën e tyre për të dalë me pikët e plota nga stadiumi “Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"