Hallaçi drejt largimit, Kukësi tenton trajnerin që drejton në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 10:36

Hallaçi drejt largimit, Kukësi tenton trajnerin që drejton në Kosovë

Te Kukësi bëhen gati për të tjera ndryshime. Rrahman Hallaçi pritet të jetë trajneri i radhës që largohet pas Skënder Gegës. Klubi s’ka dalë ende me një qëndrim zyrtar, por pas një mbledhjeje që ka bërë dje presidenti Safet Gjici me skuadrën, ku nuk munguan kritikat ndaj lojtarëve, tashmë drejtuesit po mendojnë edhe për lëvizjen në stol.

Hallaçi

Verilindorët po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat, teksa në 6 javët e fundit, kanë pësuar 5 humbje. Mësohet se drejtuesit e Kukësit janë takuar dje në mbrëmje me trajnerin gjirokastrit, Bledar Devolli, i cili drejton Drenicën në Kosovë.

auto_bledar_devolli1603728750

Megjithatë, nuk ka ende diçka konkrete, pasi Devolli është nën kontratë me klubin kosovar. Gjici duket se do t’i besojë një emri që ka shumë eksperiencë, por derisa të gjendet trajneri i ri, ende nuk kemi një zyrtarizim nga Kukësi për largimin e Hallaçit.

Drejtuesit e Kukësit, të kontaktuar nga “Panorama Sport”, kanë mohuar shkarkimin e Hallaçit. Sipas tyre, ai vazhdon të jetë trajner dhe do të drejtojë stërvitjen e sotme. Gjithçka mbetet për t’u parë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"