Gjici: Pakult më prishi skuadrën. Partizani për titull? Do ta shohim vetëm pasi të….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 22:30

Gjici: Pakult më prishi skuadrën. Partizani për titull? Do ta shohim vetëm pasi të….

Presidenti, Safet Gjici, ishte i ftuar në emisionin “Sport Plus News” në televizionin “News 24” ku bëri një analizë të shkurtër për ecurinë e Kukësit deri tani. Sipas Gjicit fajtorët e prishjes së ekipit janë ish-trajneri Piter Pakult, që mori 14 lojtarë në merkato, duke prishur boshtin dhe e drejtorit Nderim Nexhipi.

bandicam 2018-10-21 22-04-31-542

“Kemi pritur më shumë. Fusha na ka penalizuar. Besoj se do e marrim veten së shpejti. Kemi pasur edhe dëmtimi. Musolli një nga pikat më të forta ka pasur probleme, nga janari dhe shkurti do kthehet. Skuadra ka nevojë për ndërhyrje. Do ta bëjmë ndërhyrje në janar. Ekipi u prish që në verë. Përgjegjësia është e ish-trajnerit dhe drejtorit Nexhipi. Morëm 14 lojtarë. U shfaqen probleme që në Kupat e Europës.

bandicam 2018-10-21 22-04-32-291

E dimë që ekipi nuk mund të prishet në të gjithë repartet. Ka qenë faji i ish-trajnerit. Firmën e fundit e ka dhënë ish-trajneri. Prishi boshtin. Maksimumi duheshin 5-6 blerje, jo 14. Do marrim maksimumin nga ky ekip që është. Po të luanin në fushën tonë, sot ndoshta do të ishim në vend të parë, ose aty afër vendit të parë. Në futboll duhet të besojmë deri në fund. Vetëm 1 fazë është mbyllur kemi edhe 3 të tjera. Do flasim mbas fazës së dytë. Partizani është rival gjithmonë, sivjet është në vend të parë.

Ne kemi bërë ndryshime atëherë kur kemi qenë të nevojshëm. Kampionat çdo vit vjen e forcohet. Luajtëm me Krujën dhe e pamë që ishte ndeshje e vështirë. Ashtu siç na mposhti Partizani në Elbasan që shkoi njëherë në portë dhe bëri një gol të lodhur, ashtu fituam edhe ne me Krujën, me fat.

Lojtarë ka sa të duash te Kukësi, pavarësisht se nuk është gjetur formacioni i duhur. Do kohën e vetë skuadra. Në ato 2-3 pika që do të ndërhymë në janar, shpresojmë ta përmirësojmë ekipin. Na prishi punë shumë Musolli.

kukesi

Deri në janar ndoshta dalin në vend të parë. Jemi 6 pikë larg Partizanit. Korcca me Partizanin luajnë bashkë. Barazimi do më interesonte mua. Ne ishalla fitojmë me Laçin, kështu që fillon ngritja. Partizani është më para ndesh për sa i përket pikëve jo lojës. Në pjesën e dytë Partizani nuk shkoi asnjëherë në portë, ne patëm 5-6 raste, por nuk shënuam. Në këta kampionat të 10-të ekipet luajnë futboll. Çdo ndeshje duhet vlerësuar njëlloj. Nuk e dimë se si do shkojnë gjëra, jemi në fazën e parë. Po e mbajtën këmbët Partizanin deri nga fundi i shkurtit ndoshta merr kampionatin, por se dimë a do e mbajnë këmbët. Partizani nuk është se bën super lojës, si ish-Skënderbeut. Ka pasur super ekip para 2 vitesh.

Ne na duhet sulmuesit i dytë. Morëm Harbën në vend të Gurit, por nuk na doli ashtu siç e prisnim. Rexhinaldo mund edhe të mungoje, kështu që na duhet një sulmues. Duam që të përforcohemi jo të largojmë lojtarë.

Gjici

Partizani vitet e kaluara kishte vetëm polemika dhe probleme. Me afrimin e Gegës dhe Olsi Ramës, situata është stabilizuar ndaj kanë ardhur dhe rezultatet. Tani janë futur në një kornizë po merren me ekipin.

Kur erdhi Moxhi këta të Partizanit bërën boom të madh sikur do dilnin gjithmonë kampion. Se dinin që futbolli ka malore. Jam lodhur shumë unë me Korçën. Nëse nuk i ri shumë afër ekipit dhe të marrë specialist të mirë që të merresh me ekipin. Edhe unë e mora një trajner me emër të madh si Pakult, po në momentin që bien nuk cohën më. Tani janë kthyer me këmbë në toke dhe po shikojnë punën.”, u shpreh Gjici.

bandicam 2018-10-21 22-15-18-878

Safet Gjici ka komplimentuar Partizanin për ecurinë që ka pasur deri tani, por sipas tij vetëm pas fazës së tretë do të shihet nëse të kuqtë janë apo jo favoritët kryesorë për titullin. Sipas presidentit të Kukësit, është ende herët.

“Futbolli është sport i çuditshëm. Ne e dimë mirë se nuk mund të bësh vlerësime pas fazës së parë. Partizani ka bërë shumë mirë deri tani, por duhet të presim. Janë edhe tri faza. Unë mendoj se pas fazës së tretë mund të japim një gjykim dhe të shohim nëse kjo skuadër është për titull apo jo.

Mendoj se për titull jemi edhe ne, por edhe skuadra si Skënderbeu, apo ndonjë tjetër. Sot të gjitha skuadrat vuajnë për sulmues. Kundër Partizanit ne patëm 6 raste, por nuk kishte kush ta shtynte topin në rrjetë. Dua të them që gara është ende e ekuilibruar. Do ta shohim Partizanin kur të ketë edhe ai vështirësitë e veta. Të shohim se si mund të reagojë nëse zbret në vendin e gjashtë. Gega? Nuk i kam bërë asnjëherë ofertë konkrete.

Patëm një bisedë 5 minuta, por nuk folëm për terma konkretë. Nëse Partizani arrin të fitojë titullin me Gegën, padyshim ai ka edhe meritën e tij në një arritje të tillë. Pse nuk ankohen më? Sepse më parë merreshin me deklarata për shtyp, ndërsa tani po ia dalin mirë dhe janë të fokusuar vetëm te skuadra. Nuk gjejnë më justifikime. Edhe këtu besoj se ka meritë Gega”, tha Gjici në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në News 24.

Nuk mungoi një koment edhe për ndeshjen Flamurtari-Tirana si dhe për stadiumin:

“Tirana nuk del pa pikë nga Vlora. Mund edhe ta fitojë ndeshjen. Ndryshimi i trajnerit ishte pozitiv. Mema do fusë një frymë tjetër në skuadër.  Stadiumi do fitojë ndërtimin së shpejt. Investimi do të kushtojë 5.6 milionë euro. Ndoshta nga fundi i majit do jetë gati. Qeveria ka miratuar fondi”, u shpreh Gjici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"